Favorites

Das WeltAuto nga Porsche Albania:

Siguri dhe garanci për makina të përdorura!

Për shumë prej nesh blerja e makinës së parë ka qenë një zgjedhje mes disa makinave të përdorura. Njësoj edhe për shumë të tjerë kur kanë vendosur ta zëvendësojnë mjetin aktual.

Makinat e përdorura janë një opsion shumë joshës!

Ky treg, në fakt, ende vuan nga informaliteti i cilësisë dhe operatorëve, duke shndërruar kështu të gjithë përvojën nga një blerje e zgjuar dhe efikase në një kalvar procesesh nga blerësi informal, te servisi informal deri tek pajisja me dokumentacionin e saktë.

Porsche Albania vjen përsëri me zgjidhje të zgjuara dhe të garantuara, edhe për ata që duan të bëjnë të tyren një makinë jo të re.

Oferta që Porsche Albania sjell prej disa vitesh tashmë quhet “Das WeltAuto”; një platformë e cila operon në të gjithë botën Europën dhe më gjerë.

Çfarë është Das WeltAuto?

Das WeltAuto është “tregu” ku çdo person, që dëshiron të blejë një makinë të përdorur, të ketë siguri dhe garanci për blerjen e tij.

Aktualisht, nëse blen një mjet të tillë në tregun informal je i detyruar të përballësh me mungesën e garancive që nga prejardhja e automjetit, kilometrat e konsumuara, historiku i përdorimit deri te servisi, tek i cili të duhet të kryesh kontrollet e nevojshme para blerjes.

Das WeltAuto “çliron” çdo ditë me mijëra blerës në të gjithë botën nga këto pasiguri, duke ofruar një set shumë rigoroz kriteresh në vlerësimin e produktit para daljes në treg. Kështu edhe në Shqipëri, kjo markë ofron çertifikimin e automjetit, dokumentacion të rregullt, si dhe kontrolle vetëm në servise të autorizuara.

Në këtë mënyrë Das WeltAuto i heq klientit riskun e marrë përsipër gjatë blerjes së një automjeti të përdorur.

Në nisje të sezonit të ri të promovimit të këtij shërbimi fantastik, përfaqësuesit e Porsche Albania shprehen krenarë se përtej avantazheve fantastike që ofron Das WeltAuto kundrejt një tregu informal dhe shpesh herë edhe abzues me standardet, elementi më i fortë që ata duan t’i komunikojmë klientëve është transparenca dhe besimi; si dy elementët bazë të biznesit të tyre në Shqipëri.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com