Favorites

Rreth nesh

Çfarë është DasWeltauto?

“Das WeltAuto” është një markë ndërkombëtare, anëtare e Grupit Volkswagen AG, aktivitetet e së cilës lidhen ekskluzivisht me funksionimin e automjeteve të përdorura. Me themelimin e “Das WeltAuto”, qëllimi themelor i Grupit Volkswagen AG ishte krijimi i një marke globale për shitjen e automjeteve të përdorura. Përveç tregjeve evropiane, “Das WeltAuto” është i pranishëm edhe në tregje të tjera në vende të botës: Kinë, Australi, Singapor, Indi, Rusi e në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë shumë vende të tjera më të vogla.

Si vepër e strukturës së zhvillimit të markës, synimi ynë është të zbatojmë vizionin tonë në tregun shqiptar. Me një ofertë të larmishme shërbimesh cilësore, dëshirojmë të rrisim kënaqësinë e klientit fundor dhe të vendosim standarde të reja për punën me automjetet e përdorura, natyrisht, duke ndjekur trendet moderne.  Ne përpiqemi t’i realizojmë aktivitetet tona tregtare nëpërmjet partnerëve zyrtarë brenda qendrave të autorizuara të shitjes dhe shërbimit të Grupit Volkswagen AG.

Qëllimi i futjes së markës “Das WeltAuto” në tregun shqiptar është për të plotësuar nevojat e të gjithë blerësve potencialë të automjeteve të përdorura dhe klientëve ekzistues të shërbimeve tona. Klientëve u ofrohet një procedurë e thjeshtuar për blerjen e automjeteve të përdorura, duke përfshirë gjithëashtu opsionin e zëvendësimit “të automjetit të vjetër me një të ri”.

DasWeltAuto përfshin një numër të madh cilësish dhe standartesh; ku gjeni automjete të përdorura me histori reale origjine dhe mirëmbajtjeje, me kilometrazh real, gjendje dhe pamje teknike të kontrolluar. Dokumentacioni shoqërues i mjetit përgatitet sistematikisht, është transparent dhe i aksesueshëm nga çdo klient i mundshëm. Të gjitha automjetet tona u nënshtrohen testeve të standardizuara dhe të detajuara sipas procedurave që përfshijnë kontrolle teknike të karrocerisë, motorit, kutisë së ingranazhit, çelësave (mekanike, elektronike, të lehta) dhe, në fund, një prove nga një teknik i trajnuar. Sipas procedurave të përcaktuara, nëse është e nevojshme, kryhen riparime profesionale, të gjitha për t’ia dorëzuar të rregullt teknikisht automjetin e përdorur klientit. E garantuar!

Katër parimet mbi të cilat bazohet marka “Das WeltAuto” janë: siguria, besimi, konfidencialiteti dhe transparenca.

Paketa e shërbimeve?

Të gjitha automjetet e përdorura të ofruara nga marka “Das WeltAuto” kontrollohen, mirëmbahen dhe riparohen (nëse kanë nevojë për riparim). Pas këtyre shërbimeve qëndrojnë partnerët tanë zyrtarë, të cilët nuk pranojnë të bëjnë kompromise, as në aspektin teknik, as në atë vizual. Ai që blen produktin “Das WeltAuto” bën gjithmonë zgjedhjen e duhur dhe të sigurt.

Përveç kësaj, ju njohim me gamën e vlerave të shtuara që sjell marka “Das WeltAuto”.

  • Vërtetimi I kontrollit teknik të mjetit
  • Përgatitja profesionale vizuale
  • Mundësia e zëvendësimit
  • Prova me makinë
  • Garanci për historinë e shërbimit dhe kilometrazhin e automjetit
  • Financimi dhe sigurimi

Përfitimet Das WeltAuto?

Mjetet Das WeltAuto mund të përfitojnë edhe nga avantazhet e krijuara nga Porsche Leasing dhe Porsche Mobility. Në rast se ju jeni të interesuar për financim, grupi ynë mund t’ju ofrojë qera financiare dhe operacionale.

Proçedurat e thjeshta dhe brenda “shtëpisë” kursejnë kohën tuaj duke ju ofruar njëkohësisht kushtet më të mira.

Garancia

Të gjitha automjetet e certifikuara “Das WeltAuto” shoqërohen me garanci 1 vjeçare ose 6 mujore në varësi të mjetit.

Kontrolli i automjetit

Teknikët tanë të certifikuar kryejnë një inspektim të detajuar për çdo automjet të përdorur të certifikuar nga “Das WeltAuto”. Saktësia gjatë kontrollit teknik dhe kontrollit optik është e shkëlqyer. Rregullimet apo riparimet e mundshme të nevojshme kryhen me kujdes të veçantë. Ky proces shumë i kontrolluar dhe i rregullt garanton cilësi të lartë, transparencë dhe besueshmëri! Vetëm makinat që kalojnë vlerësimin tonë të rreptë dhe që konfirmohet se janë në gjendje të mirë miratohen për shitje.

Garancia për historinë e shërbimit dhe kilometrazhin e automjetit

Marka jonë cilësore “Das WeltAuto” ju jep një pasqyrë të plotë e transparente të gjithë historisë së shërbimit dhe kilometrazhit të automjetit.
Për ne, historia përbëhet nga fakte të verifikuara për të cilat mbajmë përgjegjësi të plotë. Me ne, jeni të sigurtë se çfarë blini!

Aksesorë origjinalë

Kur bëhet fjalë për zëvendësimin e pjesëve, ne nuk mjaftohemi me përafërsinë e tyre. Teknikët tanë të certifikuar sigurohen që çdo makinë të vijojë të jetë 100% origjinale duke përdorur pjesë 100% origjinale.Shënim: Sigurohuni që të kontaktoni partnerin zyrtar i cili është i autorizuar për markën nga e cila dëshironi të blini aksesorë. Kjo vlen vetëm për markat e Grupit Volkswagen AG.

Mundësia e zëvendësimit

Doni të zëvendesoni makinën tuaj te vjetër me një makinë të re?

Sigurisht që do t’ju japim një ofertë të drejtë, të orientuar sipas tregut dhe plotësisht jodetyruese për automjetin tuaj ekzistues. Avantazhi i zëvendësimit të automjetit në këtë mënyrë është fakti që nuk duhet të mendoni më për shitjen, shërbimin dhe/ose rregullimin e automjetit tuaj ekzistues përpara se ta zëvendësoni atë.

Financimi dhe sigurimi

Konsulentët tanë të shitjeve “Das WeltAuto” nuk janë vetëm personat e kontaktit për gjithë pyetjet në lidhje me automjetin tuaj të ardhshëm “Das WeltAuto”. Ata, gjithashtu, do t’ju informojnë për mundësitë e ndryshme të qiramarrjes dhe/ose kreditë e makinave. Ne krijojmë oferta individuale financimi sipas dëshirave tuaja. Në bashkëpunim me Porsche Leasing, konsulenti juaj i shitjeve do të gjejë një ofertë që ju përshtatet.

Provë me makinë/ Test Drive

Provojeni makinën që dëshironi të blini. Automjeti juaj i përdorur i certifikuar “Das WeltAuto” do të jetë i gatshëm për provë dhe konsulentët tanë të shitjeve janë aty për t’ju shpjeguar specifikimet teknike dhe veçoritë e automjetit. Shënim: prova me makinë mund të kryhet vetëm në përputhje me dispozitat dhe mundësitë ligjore. Partneri zyrtar nuk është i detyruar të lejojë provë me mjetin nëse nuk e lejojnë kushtet ligjore.

KOSULENTËT E SHITJES

Ervis Dapi

+355692057740 ervis.dapi@porsche.al

Igli Qefalia

+355692057235 igli.qefalia@porsche.al

Tomi Shollo

+355697024108 tomi.shollo@porsche.al